Find a university, school or college course: .....................
Spotlight on:
 .....................
Find a test, practice exam or program:
.....................
Add your university or college .....................
Submit your degree, exam, test .....................
Free advertising solutions .....................
ULLBE HELPS UNIVERSITIES IN NEED
|
![]() |
![]() |
AKADEMIA E ARTEVE
|
![]() |
![]() |
Country: Albania |
|
![]() |
![]() |
Location: |
![]() |
![]() |
|
![]() |
![]() |
Student Population: |
![]() |
![]() |
Continent: Europe |
![]() |
![]() |
|
![]() |
![]() |
Akademia e Arteve është institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë me
karakter artistik në Shqipëri, që ofron diplomë Universitare në Muzikë,
Arte të Bukura, dhe Art Skenik.
I themeluar më 1966, Instituti i Lartë
i Arteve bashkoi tre institucione artistike: Konservatorin Shtetëror të
Tiranës, Shkollën e Arteve të Bukura, dhe Shkollën e Lartë të Aktorëve
Aleksandër Moisiu . Më 1990, me ndryshimet në sistemin arsimor, Instituti i
Lartë i Arteve u ngrit në nivel Universiteti dhe u emërua "Akademia e
Arteve".
Akademia e Arteve ka tre fakultete:
- Fakultetin e
Muzikës - Fakultetin e Arteve të Bukura - Fakultetin e Artit
Skenik
Qellimi kryesor i saj eshte të ofrojë arsimim të lartë
profesional dhe veprimtari krijuese në fushën e artit dhe të kulturës, të
thellojë kualifikimin profesional e shkencor të specialistit të lartë në
fushën e artit e të kulturës, si dhe të kontribuojë në rritjen e
standarteve të demokracisë e të qytetërimit . E gjithë rruga mbi 40
vjeçare e Akademisë së Arteve ka qënë një rrugë e shtimit sistematik të
specialiteteve, si dhe vitet e fundit implementimi i Kartës së
Bolonjës.
Pranimet ne Akademine e Arteve bëhen vetem me anë të
konkurimit, kriteret e të cilit kanë specifikën e tyre në lidhje me
specialitetin e kerkuar. Aktualisht në auditorët e saj studiojnë 947
studentë, të cilët udhëhiqen nga një staf pedagogjik prej 386 asistentë,
pedagoge, profesorë të asociuar dhe profesorë, prej të cileve 119 janë të
brendshëm.
Trupa mësimdhënëse dhe bashkëpunëtorët e Fakulteteve
janë emra të mirënjohur në fushat ku operojnë muzikantë, piktorë,
skulptorë, regjisorë teatri dhe filmi-televizioni, aktorë, skenografë dhe
koreografë - me njohuri të gjera teorike dhe praktike. Shumica prej tyre kanë
marrë çmime artistike për kontribute të veçanta dhe punë
krijuese.
Ambientet e Akademisë së Arteve si studiot, atelieret,
lektoriumet, Salla e Madhe e Koncerteve, Salla Çesk Zadeja , Teatri
Eksperimental Black Box , Galeria e Fakultetit te Arteve te Bukura dhe
Biblioteka, krijojnë një marrëdhënie interaktive, ku studentët kanë
mundësinë të studiojnë në një mjedis të specializuar dhe angazhohen në
punë krijuese. Artistët e përgatitur në këtë institucion përbëjnë një
forcë gjeneruese në jetën kulturore Shqiptare.
Lidhjet me shkolla dhe
Akademi të Artit në Evropë e më gjerë, të qënit e anëtaresuar në
Organizata Ndërkombëtare të Institucioneve të Artit, pjesëmarrja aktive ne
aktivitete e workshop-e ndërkombëtare, kanë kontribuar në futjen dhe
përdorimin e metodave të reja të mësimdhënies.
Forcimi i lidhjeve
institucionale me Akademi dhe Universitete Evropiane të Artit është prioritet
i stadit aktual të Akademisë se Arteve. |
![]() |
![]() |
|
![]() |
![]() |
http://www.artacademy.al |
![]() |
Back
|
|
![]() |
 .....................
Schools matching
(Sponsored Links) |